Vendbanimet
Vendbanimet

Pozita, përrenditja dhe vendosja e vendbanimeve të komunës se Therandës, si dhe lokacioni i tyre që i përket terrenit, është rezultat i relievit dhe i elementeve të tjera të bazës natyrore-gjeografike. Nëse nisemi nga tërësitë releviore gjeografike, atëherë mund të diferencohen tri grupe vendbanimesh: vendbanimet e rrafshta, vendbanimet në terrenet e valëzuara-kodrinore dhe vendbanimet malore. Vendbanimet e rrafshta gjenden në pjesën fushore, luginave përgjatë lumenjve, buzë luginave, ose rrugëve kryesore ose anësore dhe janë të tipit të dendur, disa janë edhe në formë të zgjatur. Vendbanimet në terrenet e valëzuara kodrinore, shtrihen kryesisht rrëzë kodrave, shpateve, shullaneve dhe nëpër qafa. Këto janë vendbanime të tipit të grumbulluar. Vendbanimet malore shtrihen në shpate të përshtatshme malore, në pjesët rrafshlarta dhe rreth përrojeve malore. Disa nga ato janë të tipit të shpërndarë, të ndarë nëpër lagje.

 

Pas mbarimit të luftës, organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve komunale dhe të organizmave të tjerë, një prej objektivave të organizmave vendore dhe atyre qendrore shkencore, kulturore, politike etj., të Kosovës ishte edhe standardizimi i emrave të vend-banimeve të Kosovës. Në nivel të Kosovës është formuar Komsioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës, ndërsa në nivel të Asambleve komunale janë formuar Komisionet komunale. Një komision i tillë është formuar dhe ka funksionuar edhe në Komunën e Therandës.

 

Në bazë të studimeve të gjithanshme shkencore, historike, gjuhësore etj., komisionet në fjalë kanë aprovuar Listën e emrave të vendbanimeve të Komunës së Therandës. Këtë Listë e ka aprovuar edhe Kuvendi Komunal i Therandës.

Vendbanimet e sotme të komunës me emërtime të reja: 1. Arrishta (Vraniqi), 2. Bllaca, 3. Budakova, 4. Bukoshi, 5. Bungaja (Dvorani), 6. Çadraku, 7. Dardha (Slapuzhani), 8. Dardhishta (Krushica), 9. Duhla, 10. Dushkaja (Dubrava), 11. Gelanca, 12. Grykosi (Grejkoci), 13. Gurdielli (Delloci), 14. Gurkuqi (Maçiteva), 15. Gurra (Studençani), 16. Gjinoci, 17. Gjyteti (Greçeci), 18. Ilirioni (Dobërdolani), 19. Kastra (Kastërci), 20. Leshani, 21. Lumari (Reçani), 22. Lumbardhi (Sallagraxhda), 23. Lushta (Luzhnica), 24. Malasi (Mohlani), 25. Mushtishti, 26. Nepërbishti, 27. Nishori, 28. Papazi, 29. Peçani, 30. Pojani (Populani), 31. Qershiza (Stravuqina) 32. Rreshtani, 33. Rrezja (Javori), 34. Semetishti, 35. Sopia, 36. Taraxha (Tërni), 37. Trolli (Dragaçina), 38. Theranda (Suhareka), 39. Ujmiri (Savrova), 40. Vneshtari (Samadrexha) dhe 41. Vrrioni (Vërsheci).
2009
 
design by:
 
GooGy
googy@live.com
www.agonllapatinca.ucoz.com
www.gogi-jeti.tk
 
Today, there have been 3 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free