Popullsia
Popullsia

Gjatë gjithë historisë njerëzore ka pasur lëvizje të popullsisë nga një rajon në një rajon tjetër. Lëvizje të tilla ka edhe sot, e ndoshta do të ketë edhe në të ardhmen. Mirëpo, kjo trevë përherë ishte e banuar me popullatë shqiptare, përkatësisht iliro-dardane si paraardhës të shqiptarëve. Ky kontinuitet i prezencës së popullatës shqiptare ka vazhduar gjatë tërë historisë, nga antika, mesjeta e deri në ditët e sotme.

Për shkak të propagandës e politikës serbe, deri vonë nuk janë shpallur shënimet për strukturën etnike të popullsisë së Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë në kohën e mesjetës. Në mungesë të kësaj, është përpjekur të bindë botën se në shekujt e mesjetës pati shkëputje të kontinuitetit dardano-shqiptarë (arbëresh) dhe se kinse pati mbi zotërim serb deri në shek. XVII e XVIII. Sipas propagandës serbe në këta shekuj shqiptarët zbritën nga male dhe u vendosën në Kosovë. Mirëpo regjistrimet c popullsisë nga Perandoria Osmane në shekujt XV c XVI, pra menjëherë pas pushtimit, hedhin në dritë strukturën etnike të popullsisë.  Regjistrimet e bëra për çdo vendbanim dhe shtëpi, me emër e mbiemër të kryefamiljarit, tregojnë për strukturën fetare dhe kombëtare të popullsisë.

Në regjistrimin e parë në Kosovë më 1455, të ashtuquajturit Vilajetit Vëllk, pastaj të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, të Kazasë së Novabërdës të vitit 1498 etj., gjenden emra shqiptarë ortodoksë, katolikë e myslimanë, dhe emra sllavë. Autorët serbë në analizat e tyre të këtyre regjistrimeve kanë nxjerrë një përqindje të vogël të shqiptarëve me rrethinën e Prizrenit e të Pejës. Ata kanë arritur në aso përfundimesh, duke barazuar gabimisht përkatësinë fetare të nxjerrë nga antroponimet dhe përkatësinë kombëtare të popullsisë. Autorët serbë nuk i kanë në analizat e tyre rrethanat shoqërore, ekonomike, fetare e politike të periudhës së ndikimit bizantin e pastaj serbo-ortodoks në popullsinë vendëse dardane. Është e njohur se ndikimi bizantin që prej fundit të shek. IV në popullsinë dardane dhe, sidomos, ndikimi serb prej fundit të shek. XII ka qenë i dukshëm, duke ia ndërruar në shumicën e rasteve besimin dhe emrat e popullsisë vendëse dardane. 

Kanuni i car Dushanit ishte i ashpër ndaj katolikëve, duke i konsideruar e dënuar ata si heretikë. Në kanun parashihej konvertimi i katolikëve në ortodoksë dhe i shndërrimit të kishave katolike në kisha ortodokse-sllave. Priftërinjtë e besimtarët katolikë dënoheshin me vdekje nëse mbanin, predikonin ose e përhapnin fenë. Katolikëve u merrej pasuria, shënjoheshin në fytyrë dhe dëboheshin nga shtëpia. Me ligje të këtilla drakonike, kisha ortodokse ndikonte që pjesa më e madhe e popullsisë vendëse t'i pranonte emrat fetarë ortodoksë e sllavë, ose të pranonte prapashtesat sllave në emrat shqiptarë. 

Nga kjo mund të konstatojmë, se në mungesë të shtetit shqiptarë dhe të kishës autonome kombëtare, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve përreth iu nënshtruan ndikimit të kishës bizantine e ortodokse-sllave deri në shek. XIV kur Kosova u pushtua nga Perandoria Osmane. Përkundër dhunës e ndikimit, shqiptarët e ruajtën gjuhën e vetëdijen kombëtare.

Mirëpo duhet theksuar se edhe burimet osmane përkitazi me numrin e banorëve në viset shqiptare, por edhe në Kosovë, nuk bëjnë fjalë për përkatësinë kombëtare të popullsisë. Prandaj, mungojnë të dhënat e sakta për numrin e banorëve në bazë të përkatësisë së tyre kombëtare. Dihet se kjo trevë ka qenë e banuar kryesisht me popullatë shqiptare, aty këtu edhe me serbë e romë. Mirëpo, pushteti osman regjistrimin  e  bënte  sipas  përkatësisë  fetare, jo  sipas   përkatësisë kombëtare, duke mos e përfillur kështu gjuhën, kombësinë dhe as moshën e popullatës. Prandaj, mund të thuhet se gjatë tërë ekzistimit të Perandorisë Osmane nuk ka pasur ndonjë statistikë të saktë për popull-sinë dhe përbërjen e saj kombëtare apo sociale, porse vetëm shënime lidhur me përkatësinë fetare, respektivisht myslimanë dhe të krishterë.' 

Sallnamet e Vilajetit lë Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve, sanxhaqeve dhe kazave. Megjithatë, këto shënime nuk janë të plota dhe lë sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshihnin numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvogëlojnë shumën për tatim, si dhe për t'iu shmangur shërbimit ushtarak, që ishte barrë e rëndë për ta.

Të dhënat e udhëpërshkruesve, të konsujve dhe të agjentëve të Serbisë e të vendeve të tjera, numrin e banorëve e prezantojnë sipas qëllimeve të caktuara të vendeve të tyre, prandaj këto shënime nuk mund të konsiderohen të sakta.

Shkenca dhe statistika serbe gjithmonë e kanë paraqitur numrin e shqiptarëve në Kosovë, në Serbi, Maqedoni dhe ne Mal të Zi shumë më të vogël sesa ka qenë. Por megjithatë, gjatë shekujve popullsia shqiptare në Kosovë gjithmonë ka qenë dominante, numerikisht shume më e madhe se ajo serbe. Madje, edhe vetë gjeografi i njohur serb Jovan Cvijiqi, njëri ndër ideologët e politikës ekspansioniste serbomadhe, shkruan më 1911 se në Kosovë "serbët e lashtë, si duket, nuk përbëjnë më shumë se një të pestën të popullsisë së tanshme - të tjerët janë ardhacakë nga vise të ndryshme, sidomos nga viset dinarike."

Mungesa e regjistrimit të plotë dhe statistikat e hartuara vetëm në bazë të përkatësisë fetare shkonin në favor të politikës dhe qarqeve sunduese ballkanike, në radhë të parë të Serbisë. Para opinionit evropian paraqiteshin shënime për kinse numrin e vogël të shqiptarëve dhe numrin gjoja të madh të serbëve në këto vise shqiptare. Përmes kësaj ata përpiqeshin t'i arsyetonin aspiratat pushtuese të tyre ndaj trojeve shqiptare, që aktualisht akoma ishin nën pushtetin e Perandorisë Osmane.

Në publikimet e shumta të shkollës antropologjike serbe të J. Cvijiqit. lidhur me përbërjen e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, lansohej teza se gjoja në këto vise më parë nuk ka pasur shqiptarë dhe se ata kanë ardhur nga viset veriore të Shqipërisë së tanishme, nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII. Kësaj shkolle i përkisnin edhe disa autorë të disa veprave "shkencore" për popullsinë dhe vendbanimet e Kosovës, për treva të caktuara, siç ishin A. Urosheviq, J. Trifunovski, T. Vukanoviq, M. Lutovac, M. Bajraktareviq etj. Ata janë përpjekur që gjenezës së trilluar të shqiptarëve t'i japin karakter shkencorë, për të "provuar" se shqiptarët e Vilajetit të Kosovës nuk janë shqiptarë të vërtetë, por "arnautë", respektivisht serbë të shqiptarizuar. Këtë "të vërtetë shkencore" e kishin bazuar në interpretimin e gabuar të traditave të popullit shqiptarë, e duke marrë si shembull disa tradita të besimit të krishterë që ishin ruajtur ndër shqiptarë. Porse, e vërteta është, se duke u bazuar në rezultatet e hulumtimeve shkencore, burimeve arkivore të arkivave të ndryshme të botës, sidomos të arkivave të Venedikut, të Dubrovnikut, të Turqisë etj., i hedhin poshtë këto konstatime të gabuara dhe tendencioze të shkollës cvijiqiane dhe vërtetojnë se shqiptarët, si pasardhës të fisit ilir të dardanëve antikë, kanë jetuar vazhdimisht në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë, edhe në kohën e shtetit mesjetar serbë edhe gjatë periudhës së sundimit osman.

Siç mund të provohet, shënimet e pasakta statistikore osmane dhe ato të vendeve të tjera, të bëra për qëllime të caktuara, nuk mund të shfrytëzohen si pasqyrë e saktë e numrit të banorëve dhe të përkatësisë. së tyre kombëtare, e në veçanti për numrin e shqiptarëve. Megjithatë, ekzistojnë prova të tjera relevante, në bazë të të cilave mund të konkludohet se popullata shqiptare përmbante shumicën apsolute të popullsisë së Kosovës. Sipas dokumenteve osmane, në Vilajetin e Kosovës, gjatë shekullit XlX-të, shumicën apsolute të popullsisë e përbënin shqiptarët. Nëse shikohet statistika osmane, popullsia shqiptare në Vilajetin e Kosovës kurrë nuk ka qenë nën 94%. Në anët tjetër shkencëtarët, si Myleri     1838,  Hani     1863,  Millojeviqi     1870,  Spiridon Gopçeviqi më 1880, edhe për kundër disa simpative për t'i rritur disa shifra në favor të sllavëve, popullsinë shqiptare në Kosovë nuk kanë mundur la zbresin nën 87-91.

Mungesa e regjistrimit të plotë dhe statistikat e hartuara vetëm në bazë lë përkatësisë fetare shkonin në favor të politikës dhe shteteve pushtuese ballkanike, në radhë të parë të Serbisë. Para opinionit evropian paraqiteshin shënime për kinse numrin e vogël të shqiptarëve dhe numrin gjoja të madh të serbëve në këto territore shqiptare. Përmes kësaj ata përpiqeshin t'i arsyetonin aspiratat pushtuese të tyre ndaj trojeve shqiptare, që aktualisht ende ishin nën pushtetin e Perandorisë Osmane."

Sa i përket numrit të banorëve dhe përkatësisë kombëtare, siç u tha më lartë, kemi të dhëna jo të plota dhe shpesh kontradiktore. Kështu, shënimet për numrin e banorëve dhe të vendbanimeve për këtë trevë kemi që nga viti 1913, me disa përjashtime, si ato të vitit 1879, të I. Jastrebovit, konsullit rus dhe të ndonjë udhëpërshkruesit.

Mirëpo, duhet theksuar se regjistrimet e popullsisë të bëra në Kosovë e në përgjithësi në trevat shqiptare duhet të merren me rezervë. Në rezultatet zyrtare statistikore, numri i banorëve shqiptarë për qëllime politike shoveniste serbe, nuk është paraqitur në mënyrë reale, është zvogëluar në masë të madhe. Kjo ka të bëjë sidomos me regjistrimet deri në vitin 1961.

Sipas regjistrimit të vitit 1913, territori i kësaj komune, në atë kohë i takonte Rrethit të Podgurit, që ishte në kuadrin e Qarkut të Prizrenit ishin të regjistruar 10 komuna, 38 fshatra, 4 lagje me 28.117 banorë.

Sipas disa shënimeve arkivore të vitit 1919, të bërë menjëherë pas ripushtimit të Kosovës nga pushteti serb, shihet kjo pasqyrë e numrit të shtëpive dhe të banorëve në Rrethin e Podgurit (Suharekës): 10 komuna, 38 fshatra, 1771 shtëpi (1519 myslimane (shqiptare), 11 katolike (shqiptare) dhe 241 ortodokse (serbe); 14.017 banorë, nga të cilët 12.110 myslimanë, 99 katolikë dhe 1808 ortodoksë.

Duhet theksuar se një rënie kaq e madhe e numrit të banorëve të regjistruar prej vitit 1913 deri në vitin 1919 është për arsye se një numër i  madh  i banorëve shqiptarë ishte shpërngulur në Turqi  e Shqipëri, një numër ishte vrarë e masakruar në luftërat ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa një numër kishte mbetur edhe i paregjistruar.

Në regjistrimin e vitit 1921, Rrethi i Podgurit i takonte Qarkut të Kosovës dhe në atë kohë ishte kjo gjendje: 10 komuna, 38 fshatra, 1.864 shtëpi dhe 14.045 banorë. Nga numri i këtyre banorëve 85,6% ishin myslimanë, kuptohet shqiptarë dhe 14,4% serbë dhe malazez.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948, është bërë regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë. Në këtë regjistrim në Rrethin e Suharekës ishin të regjistruar 8 Këshilla Popullor të Vendit, 46 vendbanime (disa vendbanime të regjistruara sot janë në kuadrin e komunës së Prizrenit dhe Malishevës), 3.532 shtëpi, 25.942 banorë (13.321 femra dhe 12.621 meshkuj). Sipas përkatësisë nacionale ishin: 22.313 ose 86% shqiptarë, 3.555 ose 13,7% serbë, 22 ose 0,08% malazez, 21 ose 0,08% myslimanë, 27 ose 0,09% të tjerë.

Në regjistrimin e vitit 1953, ishte kjo gjendje: Rrethi i Suharekës: 8 Këshilla Popullor të Komunave, 46 vendbanime, 4.096 familje me 29.556 banorë. Sipas strukturës nacionale ishin: 25.492 ose 86,3% shqiptarë, 3.901 ose 13,2% serbë, 46 ose 0,2% malazez, 35 ose 0,1% myslimanë, 39 ose 0,1% turq, 36 ose 0,1% të tjerë.

Sipas regjistrimit të vitit 1961, Komuna e Suharekës kishte: 50 vendbanime, 4620 familje me 34.729 banorë (30.257 ose 87,1% shqiptarë, 4.173 ose 12% serbë, 79 ose 0,2% malazez, 117 ose 0,3% myslimanë dhe 29 ose 0,1% të tjerë).

Në regjistrimin e vitit 1971, kjo Komunë kishte 50 vendbanime, 5.219 ekonomi familjare me 45.316 banorë (41.397 ose 91,4% shqiptarë, 3.785 ose 8,4% serbë, 43 ose 0,1% malazez, 27 ose 0,1% myslimanë dhe 1 turk).

Sipas regjistrimit të vitit 1981, Komuna e Suharekës (tani e Therandës) kishte këtë gjendje: 50 vendbanime, 6.430 ekonomi familjare me 59.434 banorë (55.640 ose 93,6% shqiptarë, 3.568 ose 6% serbë, 27 malazez, 34 ose 0,1% myslimanë, 12 turq dhe 153 ose 0,3% të tjerë).

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, të cilin shqiptarët e bojkotuan në territorin e kësaj komune jetonin 3.007 serbë, 26 malazezë, 28 myslimanë, 12 jugosllavë, 7 turq, 167 romë, 43 egjiptianë dhe 18 të tjerë. Sipas disa vlerësimeve, kjo komunë në vitin 1991, kishte 64.523 banorë, nga të cilët 61.230 shqiptarë ose 94,5%, 3.001 serbë ose 4.65%, 23 malazez ose 0,04%, 35 myslimanë ose 0,05%, 234 të tjerë ose 0,36%.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga këshillat e vendbanimeve dhe shoqatave të ndryshme që veprojnë në komunë rezulton se në Komunën e Therandës jetojnë 81.311 banorë në 11.024 familje. Këta banorë jetojnë në 41 vendbanime. Velëm në qytetin e Therandës jetojnë rreth 15.000 banorë.
 

Sa i përket dendësisë së popullsisë në bazë të shënimeve që posedojmë,
        në vitin 1948 në 1 km2 jetonin 62,5 banore;
        në vitin 1953 në 1 km2 jetonin 69,7 banorë;
        në vitin 1961 në 1 km2 jetonin 80,2 banorë;
        në vitin 1971 në 1 km2 jetonin 104,7 banorë;
        në vitin 1981 në 1 km2 jetonin 137 banorë;
        në vitin 1991 në 1 km2jetonin 1788 banorë dhe,
        në vitin 2000 në 1 km2 jetonin 225,2 banorë.
 

Problem i theksuar sa i përket popullsisë në këtë komunë është migrimi. Kushtet e vështira në fshat, sidomos në ato malore dhe më të largëta, gjendja jo e mirë e rrugëve, punësimi dhe infrastruktura tjetër e pazhvilluar, bënë që shumë familje të kërkojnë kushte më të mira në vendbanimet e urbanizuara, pra në qytetet e Kosovës, në qendrën komunale - Therandën, qendrën rajonale Prizrenin, apo në disa vendbanime më afër qytetit. Ky problem; siç u tha është më i theksuar në vendbanime te largëta malore.

Përpos migrimit brenda Kosovës dhe në qendrën komunale, mjaft i theksuar është edhe migrimi i popullatës jashtë Kosovës. Zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, pamundësia për të siguruar punë, ndjekjet politike dhe persekutimet ndaj të rinjve deri në vitin 1999 ka ndikuar qe shumë të rinj të aftë për punë të detyrohen të migrojnë sidomos në vendet e Evropës Perëndimore, por edhe më larg.

Veçori e banorëve të Komunës së Therandës është se ka një popullsi shumë të re e që është. një faktor shumë i rëndësishëm; për zhvillimin e ardhshëm ekonomik e shoqëror. 

Sa i përket strukturës arsimore, ajo në këtë komunë është relativisht e kënaqshme. Nga numri i përgjithshëm i popullsisë të moshës mbi 15 vjet, rezulton se rreth 4% janë me shkollim të lartë dhe superior, ndërsa rreth 23% me arsim të mesëm. Në një përqindje na paraqitet edhe analfabetizmi, sidomos te gjinia femërore dhe te banorët e moshës mbi 60 vjeç.

Komuna e Therandës kryesisht ka qenë e banuar me popullatë shqiptare, ndërsa minoritetet tjera kanë pjesëmarrje shumë të ulët, përveç në kohën ndërmjet dy luftërave botërore kishte një ngritje për shkak të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav, zbatimit të reformës agrare dhe shpërnguljes së shqiptarëve me presion në Turqi, Shqipëri e gjetiu. Mirëpo, në dekadat e fundit, popullata sllave, posaçërisht ajo kolone, pas shitjes së pronave që i kishte marrë pa pagesë nga pushteti agrar kthehej në vendlindjen e vet. Struktura nacionale e popullsisë është dhënë në shënimet më lart. 

Zhvillimi i mëtejshëm ekonomik dhe politik i kësaj komune ndikon në ndryshimin e mëtejshëm të strukturës së popullsisë. Numri i banorëve të të vendbanimeve të kësaj treve, sidomos të atij shqiptarë dita më ditë rritej, ndërsa i atyre serbë e malazez, për shkak të shpërnguljes zvogëlohej. Kjo ndodhi, sidomos pas plenumit të Brioneve të vitit 1966 dhe pas ndryshimeve kushtetutare të vitit 1974, për shkak të kushteve më të mira për jetesë, si dhe pas ndryshimit të gjendjes politike në Kosovë, disa banorë serbë e malazez, filluan t'i shesin pronat, disa nga ato të marra nga pushteti agrar falas dhe të shpërngulën në qendrën e Prishtinës, në Prizren, e disa edhe jashtë Kosovës, në rajonet dhe qytetet e ndryshme të Serbisë. 

Në kushtet e krijuara shoqëroro-politike, pozitës së Kosovës në ish federatën jugosllave, vendbanimet e kësaj komune përjetojnë një transformim të dukshëm, i cili zgjati deri në vitet e tetëdhjeta. Pra, gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta pati ndryshime të dukshme të strukturës ekonomike në favor të zhvillimit të industrisë, gjë që bëri të mundur nxitjen e mëtutjeshme të veprimtarive ekonomike dhe joekonomike. Kjo ndikoi në rritjen e të punësuarve në organizatat ekonomike dhe joekonomike të cilat realizonin të ardhura të konsideruara, rezultate afariste e më këtë edhe rritjen e standardit të banorëve në përgjithësi.
2009
 
design by:
 
GooGy
googy@live.com
www.agonllapatinca.ucoz.com
www.gogi-jeti.tk
 
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free