V.Gjeografik
VËSHTRIM GJEOGRAFIK

Komuna e Therandës gjendet në pjesën jugore të Kosovës. Largësia me qendrën rajonale - Prizrenin është 18 km, ndërsa me kryeqytetin e Kosovës është 57 km. Tërësia e saj territoriale ka një sipërfaqe prej 434 km2, ose 4% të territorit të Kosovës, i cili përfshinë një sipërfaqe prej 10.887 km2. Ndërsa, sipas shënimeve kadastrale, territori i Komunës së Therandës, sipas regjistrimit të vitit 1987, kishte 42 zona kadastrale me sipërfaqe 13.747 ha, 78 ari, 38 m.

Territori i saj përkufizohet, në veriperëndim me malet e Pagarushës e Timeqinës me lartësi mbidetare prej 796 deri 828 m, në veri me ato të Caralevës 922 deri 1.084 m, në lindje me malet e Jezercit 1.677 m (Kryet e Ahishtës) dhe në juglindje me malet e Sharrit 2.092 (Dera e Pashës), ndërsa në perëndim me ultësirën e Prizrenit. Sa i.përket komunave fqinje kufizohet me territorin e komunës së Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Lypianit, Shtimjes, Ferizajt dhe Shtërpcës. Lartësia mbidetare është 455m, ndërsa vetë qyteti i Therandës gjendet në lartësi mbidetare prej 400 m."

Pozicioni gjeografik i hapësirës së komunës së Therandës ndo-dhet i përcaktuar ndërmjet këtyre koordinatave: Gjerësia gjeografike veriore: 42° 15' - Jugu i Parkut Nacional "Sharri" (jugu; 42° 30' - Malet e Berishës dhe Rrezja - Javori (veriu); Gjatësia gjeografike lindore: 20° 45' - Komuna e Rahovecit (perëndim), 21° 00' - Malet e Jezercit, Guri i Gurdiellit (Dellocit). Nga kjo sipërfaqe, 15.074 ha ose 41,7% janë të mbuluara me pyje, dhe 19.373 ha ose 53,7% tokë bujqësore.

Morfologjia e ndryshueshme e relievit e bën komponentin themelor të fizionomisë së peizazhit të kësaj komune. Fizionomia morfologjike e kësaj treve është me një reliev malor, kodrinor, të rrafshlartave të larta e të ulëta të luginave dhe fushave, valore liqenore-tektonike. Kështu, territori i kësaj komune mund të ndahet në zonën malore, zonën kodrinore dhe në zonën fushore.

Klima e kësaj treve është kontinentale, por është e dukshme edhe influenca e klimës mesdhetare e cila arrin deri në Therandë e rrethinë me anë të luginës së Drinit të Bardhë. Temperatura mesatare vjetore është 11,6° C. Muaji gusht është muaji më i nxehtë me temperaturë maksimale prej 38,2°C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me temperaturë minimale prej -14,1° C. Muaji me më shumë diell është muaji gusht me një mesatare 271,3 orë, ndërsa muaji me më pak diell është muaji nëntor me një mesatare prej 49,4 orë.

Sasia mesatare e të reshurave vjetore është 674 mm. Sasia; maksimale është 797 mm. Muaji me sasi më të madhe të të reshurave është muaji mars me një mesatare prej 169 mm, ndërsa muajt me të reshura më të pakta janë korriku dhe gushti Bora e parë paraqitet në muajin nëntor dhe prezente është gjer në fund të prillit. Mesatarisht rreth 22 ditë në vit janë të mbuluara me mjegull. Erërat që fryejnë më së shpeshti janë ato nga verilindja, pastaj nga lindja, perëndimi, e më rrallë nga jugu dhe veriperëndimi. Shpejtësia e erës sillet rreth 4,6 m/sec.

Në krahasim me viset tjera të Kosovës, territori i Komunës së Therandës, është i varfër me pasuritë ujore, edhe pse rrjeta e lumenjve (prroskave) është mjaft e përhapur dhe e mbulon territorin e komunës, sasia e ujit në to është mjaft e vogël dhe e pamjaftueshme. Të gjithë këta lumenj, përkatësisht përroska burojnë në territorin e kësaj komune. Sasia e ujit në to ndryshon shumë gjatë stinëve lë vitit. Në mbarim të

vjeshtës, gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës, kur të reshurat janë të shpeshta, të mëdha dhe shkrihet bora, sasia e ujit është mjaft e madhe, e ka raste që shkaktohen edhe vërshime, ndërsa gjatë muajit të verës kur të reshurat mungojnë, në shumë raste thahen në tërësi.

Në shumë vendbanime të kësaj komune ekzistojnë burime natyrore, gurra, ku rreth tyre edhe janë koncentruar vendbanimet përkatëse. Ato gurra janë të lidhura edhe me themelimin, zhvillimin dhe ekzistencën e atij vendbanimi.

Lartësia mesatare mbidetare prej 455 m., dhe klima kontinentale e ndikuar nga klima mesdhetare që mbretëron në territorin e kësaj komune, paraqet kushte shumë të mira për një botë bimore dhe shtazore të pasur.

Me pyje janë të mbuluara 41,7% e territorit të komunës së Therandës. Pjesa më e madhe e tyre është e mbuluar me drunj gjetherënëse, ndërsa vetëm një pjesë e vogël me drunj gjethembajtëse. Në këto pyje rriten lloje të ndryshme të drunjve. Në këto sipërfaqe pyjore zhvillohen edhe shumë lloje të bimëve mjekuese që nuk shfrytëzohen sa duhet. Pjesa tjetër e sipërfaqes është tokë bujqësore që punohet. Sipërfaqet më të mëdha mbillen me drithëra (grurë, misër, tërshërë), domate, patate dhe perime të ndryshme.

Sipërfaqe të konsiderueshme janë të mbjella me vreshta, për zhvillimin e të cilës kulturë kushtet kimatike janë shumë të volitshme.

Edhe bota shtazore është mjaft e pasur. Jetojnë e zhvillohen lloje të ndryshme të kafshëve të egra, nga të cilat raund të numërojmë lepujt, dhelprat, arinjtë, ujqit, derrat e egër etj. Nga kafshët shtëpiake dominojnë gjedhat (lopët), delet, dhitë, kuajt etj. Territori i komunës është i pasur edhe me shpezë. Rritën lloje të ndryshme të shpezëve.

Në territorin e komunës së Therandës sa i përket bonitetit të tokës 1, 2, 3 janë vetëm 27% nga sipërfaqja e tërësishme e territorit të komunës. Tokat e kategorisë së 4 dhe 5 të bonitetit ka 20% për të cilat kërkohet masa më intensive për mirëmbajtje. Tokë e kategorisë'6,7,8 si'pas bonitetit, ka më së shumti, të cilat kryesisht janë të viseve të Iarta, të cilat janë të rrezikuar nga erozioni.

Sa i përket llojit të tokës, në këtë komunë ekzistojnë këto tipe të tokës: tokë aluviale të cilat përfshihen në zonën rreth lumenjve, tokë deluviale, tokë me ngjyrë kafe të errët, pseudoglej, smonicë e zezë dhe e kuqe, tokë gëlqerore e errët dhe tokë malore.

2009
 
design by:
 
GooGy
googy@live.com
www.agonllapatinca.ucoz.com
www.gogi-jeti.tk
 
Today, there have been 4 visitors (6 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free